Prezantohet telefoni i ri i Nokias me çmim prej 189 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është prezantuar telefoni më i ri i Nokias, i cili vjen me çmim prej 189 euro.

Nokia 5.4 është telefoni më i ri i kompanisë finlandeze që ka procesor Snapdragon 662, me kamerë me katër lense, shkruan GSMArena.

Ky telefon ka ekran prej 6.39 inçësh IPS LCD me rezolucion HD+.

{gallery}

Advertisement

Kamera për “selfie” është 16MP derisa ajo kryesore është 48MP, e cila është afër një lensi ultra të gjerë prej 5MP dhe sensorë prej 2MP për foto macro dhe thellësi.

Procesori 662 ka RAM prej 4GB dhe hapësirë memorizuese 64/128GB me mundësi zgjerimi me një microSD. Ai ka sistem operativ Android 10, derisa është duke u punuar tashmë edhe Android 11.

Bateria e tij është 4000 mAh, që karikohet me USB-C me shpejtësi prej 10W.

Nokia 5.4 vjen në ngjyrë vjollcë dhe të kaltër dhe shitja e tij me pakicë do të nisë për çmimin prej 189 euro.

Advertisement

Ai do të jetë edhe në tregjet e tjera botërore, përfshirë këtu edhe Indinë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Azinë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy