Radhë kilometrike për të blerë një iPhone 12

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi qëndruan disa orë në rradhë, me maska dhe në distancë sociale, qindra klientë, adhurues të produkteve Apple, janë të parë që mundën të blejnë telefonin e ri iPhone 12.

Edhe pse në kohë pandemie, në dyqanin e Apple në Shangai radha për një telefon të riu ishte kilometrike, me Kinën që njihet tashmë si tregu më i madh në botë për produktet Apple.

Klientët thonë se e blejnë për shkak të mundësisë për përdorimin e rrjetit 5G, të tjerë thonë se adhurojnë funksionet e telefonit të ri, që në versionin iPhone 12 Pro, vjen me 3 kamera dhe shumë opsione të reja.

Vetëm javën e shkuar, Apple prezantoi telefonin më të ri, me cmimin fillestar 799 dollarë, që konsiderohet si dhurata më e mirë për të dashurit, në këtë periudhë pandemie dhe krize globale, e që pritet të nxisë fitime marramendëse për kompaninë amerikane, deri në muajin dhjetor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy