Satelitët e Elon Musk mbushin qiellin, publikohet video

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Satelitët e Elon Musk po mbushin çdo ditë e më shumë qiellin. Aktualisht, më shumë se 5000 “Starlink” po rrotullohen rreth Tokës.

Në Twitter është publikuar një video, e cila pretendon se pasqyron të gjithë satelitët e Elon Musk që rrotullohen rreth Tokës. Megjithatë, edhe pse është vlerësuar për ofrimin e internetit në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, astronomët kanë shfaqur frikën se këta satelitë mund të kthehen në problem serioz.

Shkencëtarët janë të trembur se mund të përballemi me sindromën “Kessler”, e cila është nxjerrë në dritë për herë të parë nga shkencëtari i NASA-s, Donald Kessler në vitin 1978. Sipas tij, ekziston rreziku që nëse ka shumë objekte në orbinët e tokës ato mund të përplasen me njëra-tjetrën dhe ta bëjnë orbitën tejet të rrezikshme.

Studiuesit në Institutin “Max Planck” vëzhguan me teleskop në Holandë 68 pajisje të prodhuara nga Starlink, duke zbuluar se 47 po lëshonin ‘rrezatim elektromagnetik të paqëllimshëm’, i cili dilte nga pajisjet elektronike të tyre.

Advertisement

SpaceX lëshoi ​​satelitët Starlink në maj 2019 dhe që prej asaj periudhe ka dërguar mbi 5 mijë objekte në hapësirë. Kompania ka bërë të ditur këtë shtator se ka arritur të ketë deri tani 2 milionë abonentë. SpaceX Starlink është një satelit që lëviz në një orbitë të ulët dhe ofron internet pa limit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy