Shtyhet misioni 8-vjeçar për në hënat e Jupiterit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyhet misioni 8-vjeçar për në hënat e Jupiterit

Agjencia Europiane e Hapësirës ka shtyrë planet për të lëshuar një satelit në Jupiter.

Ndërsa analizonin kushtet e motit, ekspertët panë rrezikun e vetëtimave të cilat mund të rrezikonin misionin që ka si qëllim të zbulojë nëse hënat e këtij planeti mund të mbajnë jetë.

Esa njoftoi se do të tentojë ta lëshojë sërish raketën të premten. Udhëtimi 8-vjeçar nga Toka për të arritur në një nga hënat më të mëdha të Jupiterit, është një nga ambiciet më të mëdha të organizatës europiane.

Ekzistojnë prova që botët e ftohta të këtyre hënave, Callisto, Europa dhe Ganymede, mbajnë oqeane me ujë në thellësi.

Advertisement

Projekti njihet si “Jupiter Icy Moons Explorer” ose shkurt “Juice”.

Juice nuk do të kërkojë për jetë, as nuk do të dërgojë në Tokë “peshq alienë”, por mund të ndihmojë shkencëtarët që të kuptojnë nëse oqeanet e fshehur të hënës mund të kenë shansin që të ofrojnë kushte të përshtatshme për mbijetesën e organizmave mikrobikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy