Tashmë mund të dërgoni foto në “HD” me anë të WhatsApp

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditëve kur WhatsApp u shkatërronte cilësinë e fotove që u nisnit kontakteve tuaja mesa duket u ka ardhur fundi.

CEO i kompanisë mëmë të WhatsApp-it, Meta bëri të ditur se falë një përditësimi të fundit në platformë tashmë mund të dërgoni foto me cilësi HD.

Mark Zuckerberg, ilustron po ashtu me anë të një videoje sesi mund të dërgoni foto me cilësi të lartë përmes WhatsApp-it.

Advertisement

Sharing photos on WhatsApp just got an upgrade — now you can send in HD.

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, August 17, 2023

Për të dërguar një foto me cilësi të lartë, mjafton të hapni një bisedë dhe të shtypni simbolin “+” në të majtë të ekranit dhe më pas të zgjidhni “Foto & Video Librari”.

Zgjidhni foton që doni të dërgoni dhe më pas do t’ju shfaqet një opsion i ri “HD” në fillim të ekranit.

Advertisement

Zgjidhni opsionin HD dhe më pas ikonën e shigjetës blu në fund të ekranit dhe fotoja juaj do të shfaqet në kualitet të lartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy