Tatuazhe me nanogrimca ari për diagnostikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tatuazhe me nanogrimca ari për diagnostikim

Tatuazhet e padukshme, që ngjyrosen për të sinjalizuar përqendrime anormale të substancave në trup, janë gati: ata premtojnë të revolucionarizojnë diagnozën e shumë sëmundjeve.

Rezultatet janë botuar në revistën “Nano Letters” nga studiuesit e Universitetit gjerman “Johannes Gutenberg” në Mainz.

Tatuazhet bazohen në ndjesorë të përbërë nga nanopjesëza ari dhe janë të implantueshëm.

“Ndjesori është si një tatuazh i padukshëm, jo ​​më i madh se një qindarkë dhe më i hollë se një milimetër dhe mund të përdoret në zhvillimin e ilaçeve ose kërkimeve klinike”, shpjegoi koordinatori i studimit, Carsten Soennichsen.

Advertisement

Për të parandaluar shpërndarjen e nanopjesëzave të arit në trup ose sulmimin nga qelizat imune, autorët e studimit i përfshinë ato në një xhel poroz me një strukturë të ngjashme me një ind.

“Në këtë mënyrë, tatuazhet e implantuara nën lëkurë mund të funksionojnë për muaj të tërë”, thanë autorët e hulumtimit.

Të përshtatur për të zbuluar përqendrimin e substancave të ndryshme në gjak, ato mund të monitorojnë, për shembull, përparimin e një sëmundjeje dhe suksesin e terapisë me ilaçe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy