Ushtria amerikane po “lufton” me robotët, “armiku” më real në stërvitje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria amerikane po “lufton” me robotët, “armiku” më real në stërvitje

Tradicionalisht, ushtria amerikane ka përdorur objektiva statike në poligonet e qitjes gjatë stërvitjeve, por një risi e re është duke transformuar strukturat e pajetë në një “armik” më real.

Camp Lejuene, një bazë ushtarake në Karolinën e Veriut, po aplikojnë risinë e njohur si G-366, e cila lëshon robotë që janë autonomë, të cilët mbajnë një trup të ngjashëm me një manekinë, ndërsa kanë një sistem të ngjashëm me makinat pa shofer.

Këta robotë janë projektuar nga kompania “Marathon Targets” me qendër në Australi. “Këta robotë kanë një ngjashmëri të madhe me makinat me autopilot, pasi arrijnë të shmangin përplasjen. Ata reagojnë pasi qëllohen me armë, pasi kanë një altoparlantë që simulon të folurit”, është shprehur Ralph Petroff, president i kompanisë në Amerikën e Veriut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy