Zuckerberg dhuron 44 milionë dollarë për kërkimin për të ndaluar CO2. Aktivistët e klimës protestojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla kanë njoftuar se fondacioni i tyre do të dhurojë 44 milionë dollarë për kërkime dhe teknologji për të ndaluar dioksidin e karbonit, i cili është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike.

Lajmi është raportuar mediat amerikane, sipas të cilave 21 milionë do t’i dhurohen Universitetit të Kalifornisë, 20 milionë shoqatës Twelve dhe 2.5 milionë për financimin e një sërë projektesh.

Vitin e kaluar, fondacioni dhuroi 23 milionë dollarë për kërkimin për uljen e dioksidit të karbonit dhe 10 milionë dollarë shtesë për një nismë të ngjashme të nisur nga Bill dhe Melinda Gtes.

Pavarësisht donacioneve të milionerëve ambientalistët u kërkojnë kompanive Big Tech dhe super të pasurve që i drejtojnë të fillojnë të reduktojnë ndotjen e prodhuar prej tyre. Në rastin e Metës, aktivistët po bëjnë presion që Facebook të heqë ose bllokojë dezinformatat dhe lajmet e rreme për klimën.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy