
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni janë 3 emra që janë zgjedhur deri tani si anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.
Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.
Emrat e zgjedhur:
Gjykata Kushtetuese:
Anëtarë Fjona Papajorgji dhe Altin Binaj! Vitore Tusha anëtare zëvendësuese
Gjykata e Lartë:
Sandër Simoni anëtar, Albana Boksi zëvendësuese
Prokuroria e Përgjithshme:
Arqilea Koça anëtar, Alma Muça zëvendësuese