
Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë Denis Franja.
Agjentët kanë proceduar në gjendje të lirë edhe shokun e tij, pasi dyshohet se ai kishte dijeni, por nuk e kishte raportuar.
Advertisement
Operacioni ‘Ndjekja’ është finalizuar nga komisariati nr.6, ku efektivët janë vënë në ndjekje të mjetit, ku po udhëtonin këta dy persona.
Në rrugën e Kavajës, pasi kanë kontrolluar makinën, policia gjeti pistoletën dhe municione luftarake.
Advertisement