minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Serbi Ivan Gvozdenoviç do të jetë në kryepankinën korçare dhe për tre vite të tjera - Struga.info


Serbi Ivan Gvozdenoviç do të jetë në kryepankinën korçare dhe për tre vite të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Serbi Ivan Gvozdenoviç do të jetë në kryepankinën korçare dhe për tre vite të tjera

Ka qënë presidenti i kësaj skuadre Ardian Takaj ai i cili i ka ofruar kontratën e re trajnerit aktual të ekipit që pas dy javësh kryeson kampionatin e kategorisë superiore me 6 pikë.

 

Ajo çfarë e ka bindur presidentin e skuadrës bardheekuq për të vazhduar bashkëpunimin me ish futbollistin kampion të Skënderbeut janë rezultatet e shkëlqyera në kategori të parë dhe ajo çfarë Gvozdenoviç ka bërë me grupin e futbollistëve gjatë këtyre dy javëve më ekipin.

 

Advertisement

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi edhe për 3 vite të tjera, kontratë e cila është shtyrë edhe për shkak të projektit shumë ambicioz që presidenti korçar ka më këtë ekip” – është shprehur Gvozdenoviç.

 

Skënderbeu mësohet se ka dhe 3 vite të tjera jashtë kupave të Europës por lajmet e mira janë se brenda këtij viti në qytetin më të madh në juglindje të vendit do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, por ajo çfarë e ka bindur më së shumti serbin është fakti se Takaj në të gjithë grupin e lojtarëve që Gvozdenoviç ka në dispozicion janë firmosur kontratat dy – tre vjeçare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy