Ka qënë presidenti i kësaj skuadre Ardian Takaj ai i cili i ka ofruar kontratën e re trajnerit aktual të ekipit që pas dy javësh kryeson kampionatin e kategorisë superiore me 6 pikë.
Ajo çfarë e ka bindur presidentin e skuadrës bardheekuq për të vazhduar bashkëpunimin me ish futbollistin kampion të Skënderbeut janë rezultatet e shkëlqyera në kategori të parë dhe ajo çfarë Gvozdenoviç ka bërë me grupin e futbollistëve gjatë këtyre dy javëve më ekipin.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi edhe për 3 vite të tjera, kontratë e cila është shtyrë edhe për shkak të projektit shumë ambicioz që presidenti korçar ka më këtë ekip” – është shprehur Gvozdenoviç.
Skënderbeu mësohet se ka dhe 3 vite të tjera jashtë kupave të Europës por lajmet e mira janë se brenda këtij viti në qytetin më të madh në juglindje të vendit do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, por ajo çfarë e ka bindur më së shumti serbin është fakti se Takaj në të gjithë grupin e lojtarëve që Gvozdenoviç ka në dispozicion janë firmosur kontratat dy – tre vjeçare.