Punëtorët dhe pasagjerët në bazën e Forcave Ajrore MacDill në SHBA u përballën me një incident të paprecedentë pasi një aligator ndaloi një fluturim.
Më konkretisht, gjithçka ndodhi në Tampa, Florida, kur një aligator i madh u pa para rrotave të një avioni transporti. Megjithatë, nuk dihet se si është gjetur kjo kafshë e rrezikshme në aeroport.
Më pas, pasi në vendngjarje ka pasur panik dhe shqetësim pas kësaj pamjeje, kanë thirrur Shërbimin e Kafshëve të Egra për të hequr zvarranikun. Megjithatë, vlen të theksohet se fluturimet nga baza amerikane ishin ndalur për disa kohë. /vizionplus.tv
Advertisement