minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Na jep para ose do të të publikojmë fotot”, dy vëllezër shantazhonin vajzat në rrjetet sociale, i zhvatën lekë 14-vjeçares - Struga.info


“Na jep para ose do të të publikojmë fotot”, dy vëllezër shantazhonin vajzat në rrjetet sociale, i zhvatën lekë 14-vjeçares

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na jep para ose do të të publikojmë fotot”, dy vëllezër shantazhonin vajzat në rrjetet sociale, i zhvatën lekë 14-vjeçares

Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar pasi akuzohen se shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale.

Janë dokumentuar me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Pas finalizimit të operacionit “Cybersnare” u sekuestruan shuma parash dhe 2 celularë.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.

Advertisement

Dy vëllezërit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy