115 vjet nga Kongresi i Alfabetit; festë në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri ditë e zakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
115 vjet nga Kongresi i Alfabetit; festë në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri ditë e zakonshme

Në këto kujtime nga Kongresi i Manastirit, mësuesja e popullit, Parashqevi Qirjazi do të përjetësonte atë frymë që bashkoi kombin shqiptar me një alfabet, e do të bëhej autorja e abetares së parë shqipe sipas këtij alfabeti.

115 vjet më parë, 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata, u mblodhën në Manastir. Punimet e kongresit u mbajtën nga data 14 deri më 22 nëntor dhe u vendos që të pranohet alfabeti latin me 36 shkronja.

Dokumentimi i këtyre zhvillimeve shumë të rëndësishme të kombit shqiptar, është ekspozuar në Shkup e Manastir, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, për të vijuar më tej në Prishtinë e Tiranë.

 

Advertisement

ARDIT BIDO

DREJTOR I DPA

“Ne shqiptarët kemi fatin e mirë që burrat dhe gratë që kanë qenë elitat kombëtare dhe kulturore, ia dolën të përbashkojnë shqiptarët me një alphabet, me një gjuhë zyrtare. Prandaj kur shkojmë në Shkup, Manastir, Prishtinë, apo në të gjitha trojet ku gjenden shqiptarë, ne frymojmë njësoj dhe themi jemi shqiptarë njësoj pa i dhënë tjetër kuptim se çfarë është shqiptar në troje të ndryshme.”

 

Advertisement

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Maqedoninë e Veriut, organizoi “Ditët e Alfabetit”, ku u përurua edhe pulla postare me figurat e motrave Qiriazi.

 

SKENDER ASANI

DREJTOR ITSHKSH, MAQEDONI E VERIUT

Advertisement

 

“Në Maqedoninë e Veriut duket se ka një fluks të jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare por edhe nga qendrat e ndryshme të trungut etnik shqiptar dhe kjo i bën më të begatshme manifestimet për ditën e alfabetit dhe tregon një emocion të njëjtë sikurse nga 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir.”

 

Por ky 115 vjetor i Kongresit të Manastirit i gjen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me probleme në tekstet mësimore.

Advertisement

 

“Tekstet mësimore kanë shqetësime të jashtëzakonshme sidomos ka fyerje kundrejt popullit shqiptar, ka të pavërteta dhe etiketime të jashtëzakonshme, ato duhet të hiqen fare dhe të ribotohen tekste krejtësisht të reja që i largon nxënësit nga paragjykimet dhe kundërshtitë në raportet ndëretnike dhe fetare.”

 

Kryeqendra e festimeve sot ishte në Manastir, ndërsa për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, 22 nëntori është festë zyrtare.

Advertisement

 

Propozimi i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dy vjet më parë, që kjo ditë të jetë festë zyrtare edhe në Shqipëri, i është dërguar Këshillit të Ministrave, por nuk ende nuk ka një vendimmarrje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy