6.25 milionë euro për Bylisin, parku arkeologjik pritet të kthehet në qendër vizitorësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6.25 milionë euro për Bylisin, parku arkeologjik pritet të kthehet në qendër vizitorësh

6.25 milionë euro është granti i miratuar për planin e menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit.

Ky sit arkeologjik pritet të kthehet në një qendër vizitorësh, duke ofruar infrastrukturë të përmirësuar,  konservimi trashëgimie dhe mjedisi si dhe mundësi për muze. projekti parashikohet te hape edhe vende te reja pune

Granti është më i madh i dhënë për një sit arkeologjik në vendin tonë, ndërsa përfshin vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve.

Të shumta do të jenë aktivitetet e parashikuara në këtë plan menaxhimi në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike, por edhe të nxitjes së ekonomisë lokale në dobi të komunitetit dhe turizmit kulturor.

Advertisement

Postimi:

LAJM I SHKËLQYER! Granti më i madh për një sit arkeologjik – Qyteti ILIR par excellence!  Dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029), 6.25 milionë euro, qendër vizitorësh, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi!

Vemendja dhe përkushtimi i MEKI-t, këtë rradhë, u fokusua tek Parku Arkeologjik i Bylisit dhe Klosit, në zëmër të Mallakastrës. Parku arkeologjik dhe plani i tij i menaxhimit, miratuar tashmë zyrtarisht, mbështetet nga projekti: “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore.”.

Të shumta do të jenë aktivitetet e parashikuara në këtë plan menaxhimi në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike por edhe të nxitjes së ekonomisë lokale në dobi të komunitetit dhe turizmit kulturor. Plani përfshin vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike si edhe investime në punime civile e rrugë aksesi. Ky plan veprimi i drejtuar nga MEKI dhe institucionet e specializuara të tij, do të mbështetet në partneritetin e financimet e BE-së dhe zbatimin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim (AICS).

Advertisement

Vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe

gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA) si dhe të

punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Një tjetër vendim vizionar i qeverisë shqiptare me prioritet ruajtjen, menaxhimit dhe integrimin të trashëgimisë kulturore. Pasuria jonë e përbashkët ka potencial të jashtëzakonshëm të kthehet në një  promotor të zhvillimit ekonomik të vendit!

Advertisement

Parku Bylis as i pari, as i fundit. MEKI po harton planet e menaxhimit për parqet, sitet arkeologjike dhe qendrat historike, në zbatim të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe në funksion të përmbushjes së Objektivave për Zhvillimin e Qëndrueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy