Botohen “grarishtet” e Poradecit/ Dorëshkrimet vijnë të përmbledhura në dy vëllime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Botohen “grarishtet” e Poradecit/ Dorëshkrimet vijnë të përmbledhura në dy vëllime

Këto janë disa prej atyre që njihen si grarishte apo përmbledhje të këngëve dhe vjershave përmes gojëdhënave në zonën e Pogradecit dhe Korçës, që shkrimtari Lasgush Poradeci i ka mbledhur ndër vite. Të ruajtura nga e bija këto dorëshkrime shohin dritën e botimit për herë të parë 35 vite pas ndarjes nga jeta të Poradecit.

 

Kush e ka lexuar apo studiuar Lasgushin e identifikon menjëherë si poet i letërsisë moderne, por në këtë botim autori vjen në një tjetër dimension, si etnograf i muzikës dhe mbledhës i këngës popullore lirike.

Advertisement

 

MARIE GUSHO

VAJZA E LASGUSH PORADECIT

Advertisement

 

“Babi i ka mbledhur këto këngë në vite vitet 37-40 me mendimin që të bënte një studim duke vënë theksin sesa e rëndësishme është poezia popullore e një populli sepse ajo është traditë e një populli. Duke ditur rëndësinë e duke mbledhur këto këngë ai donte të bënte këtë studim.”

Botimi ne dy vëllime në përmbledhjet “Vjersha popullore grarishte mbledhur në krahinash të ndryshme” është i një rëndësie të veçantë pasi reflekton një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore duke e bërë Poradecin pjesë të korpusit të mbledhësve të folklorit.

Advertisement

 

 

VASAL TOLE

Advertisement

AKADEMIK

 

“Janë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, pasi një nga korpuset më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore është mbledhja e folklorit. Një kolanë e filluar që nga shek 19 për të ardhur deri në këtë botim të fundit. Dhe padiskutim këto botime të Lasgushit do të bëjnë një pjesë të rëndësishme të kësaj kolane.”

 

Advertisement

 

 Lasgush Poradeci gjithashtu është vlerësuar nga akademia e shkencave pas vdekjes me çmimin “Nderi i Akademisë”.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy