Ekspozita “simbiozë me eposin”/ Azem Kuçana sjell në pikturë bjeshkët, vallet tradicionale dhe mitet   

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozita “simbiozë me eposin”/ Azem Kuçana sjell në pikturë bjeshkët, vallet tradicionale dhe mitet   

Bjeshkët e Namuna, heronjtë mitologjikë, si dhe e gjithë natyra dhe zakonet e veriut të Shqipërisë vijnë të pasqyruara në telajot e piktorit Azem Kuçana.

 

I rritur mes atyre trojeve, i pasionuar pas Alpeve dhe  Valbonës mbresëlënëse e mbi të gjitha me këngët kushtuar kreshnikëve e zanave, piktori sjell nëpërmjet penelit dhe bojërave ekspozitën “Simbiozë me Eposin”.

 

Advertisement

 

AZEM KUÇANA

PIKTOR

 

Advertisement

“Historitë ku unë jam lindur e ritur, historitë e gjyses e nanës sime për Eposin, për Mujin e Halilin zakonisht gjatë gjithë veprimtarisë sime jamë përpjekur që t’i kthej në pikturë. Këtu bashkohen edhe shumë qasje, ti dëgjon vallen e tropojës po ajo  cka unë kam dëgjuar, jam lind e jam rrit dhe përpiqem për ta fokusuar dhe për ta kthyer në ciklin tim.”

 

 

Veprat e tij marrin jetë nga tradita teksa artisti i ka kthyer në art vlerat e trashëgimisë kulturore.

Advertisement

 

 

SUZANA VARAVICA

KURATORE 

Advertisement

 

“Azemi është një hap përpara me konfigurimin e vet artistik, me ngjyrën, me subjektin e tij artistik, me tipologjinë, me subjektin e baladave ku ka përfshirë edhe vallet.”

 

 

Advertisement

Ekspozita “Simbioze me Eposin” do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit deri më datë 2 tetor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy