Filarmonia e Kosovës koncert në TKOB, kori do të interpretojë vepra të autorëve shqiptarë e të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filarmonia e Kosovës koncert në TKOB, kori do të interpretojë vepra të autorëve shqiptarë e të huaj

Nga Kosova në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit kori i Filarmonisë së Kosovës, vjen me një koncert akapella përmes një repertori të zgjedhur.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit Rafet Rudi koncerti synon të kthej edhe njëherë te publiku i Tiranës këtë zhaner muzikor, i cili është thuajse i pazhvilluar.

“Program që ne do të shfaqim është kombinim i veprave të autorëve tanë kosovar dhe shqiptar, gjithashtu dhe autorë të njohur botëror. Jemi të gëzuar që do të paraqesim një program që dallon nga programet e mëparshme. Mendoj se Tiranës në një far mënyre këndimi akapella i mungon dhe ky është një motiv që ne vijmë për shkak se shpesh publiku këtu ka patur mundësi të ndjek më shumë muzikë lirike, operistike”, shprehet dirigjenti Rafet Rudi.

Hapësira që ky art ka gjetur në Kosovë duket se u ka dhënë mundësi artistëve ta ruajnë këtë traditë por edhe ta trashëgojnë atë tek brezat e rinj. Por për dirigjentin diferenca mes institucioneve dhe zhvillimit të artit në Shqipëri e Kosovë është i dukshëm.

Advertisement

“Muzika akapella te ne për çudi ka një traditë më të hershme se këtu në Shqipëri. Këtu ju keni një ngritje shumë më të madhe instrumentale veçanërisht pas luftës se dytë botërore, solistet orkestra janë jashtëzakonisht në nivel, ndërsa ne kemi patur muzikën akapella. këtu për vite me radhë ka qenë e ndaluar kjo lloj muzike. Kurse ne edhe para 30-40 vitesh kemi kënduar muzikë të e kompozitorëve si Monteverdi, Paletstrina etj. duke i ruajtur dhe si një traditë”,  thotë Rudi.

Koncerti do të mbahet sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe vjen i organizuar në kuadër të 20-vjetorit të krijimit të Korit të Filarmonisë së Kosovës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy