Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka prezantuar kalendarin për katër muajt në vijim, me një larmishmëri shfaqjesh, duke çelur kështu sezonin artistik.
Koncerti simfonik “Zemërimi i Zotave” ngre siparin e shfaqjeve, të cilat do të pasohen nga një sërë premierash por edhe rivëniesh, për të përcjellë sërish tek publiku muzikën klasike, baletin, ansamblin etj.
ABIGEILA VOSHTINA
DREJTORESHE E TKOB
“Përgjatë këtyre 4 muajve do të sjellim titujt më të bukur të koncerteve simfonike, operave, baleteve nisur me simfoninë “Titan” të Mahler, vijuar me oratorion e Eliasit, baletin Uni, premierën e Ansamblit Popullor “Tumankuqe”, Dance Festival me Harabel Contemporary, muzikalin Callas and Onasis, Arrëthyesin, Atila, Carmen e shumë të tjerë.”
Advertisement
Gjatë sezonit të shkuar sipas drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ky institucion ka sjellë në skenë disa nga emrat më të njohur ndërkombëtare.
“Teatri i Operës dhe Baletit ka sjellë për dashamirësit e artit muzikor, 83 vepra të shquara, prej të cilave 36 ishin premiera e 47 ishin rivënie, ndër to 13 shfaqje kanë qenë sold out. Patenta ndërkombëtare i kemi afruar akoma më tepër në TKOB, siç janë artistet me famë ndërkombëtare, të cilët vinë dhe japin kontributin e tyre që tashmë njihen në gjithë botën. Përqafuan teatrin dhe punën tonë, shumë artistë me famë ndërkombëtare siç ishte ardhja e legjendës së dirigjimit Zubin Mehta, masterclass-i i Ermonela Jahos, ardhja e Inva Mulës për Karnavalet e Korçës si dhe masterclass-i nga Anna Pirozzi.”
Advertisement
Artdashësve të operës, nuk do iu duhet të presin shumë gjatë pasi më datë 2 shtator do të kenë mundësi të ndjekin “Zemërimin e zotave” të dirigjuar prej Jacopo Sipari di Pescasseroli, në bashkëpunim me orkestrën simfonike dhe pianistin italian Giuseppe Albanese.