
Këngëtarja e njohur greke Glykeria, për më shumë se 2 orë ka sjellë këngët e vendit të saj në Odeonin e qytetit të Pogradecit.
Jo vetëm artdashësit pogradecarë, por dhe shume turistë të cilët po kalojnë pushimet në qytetin liqenor kërcyen e kënduan nën tingujt e muzikës greke. Me mjaft interes janë pritur edhe këngët shqipe të këngëtares greke.
Këngëtarja është shprehur mjaft entuziaste për mikpritjen që ka gjetur në këtë qytet.
GLYKERIA – KENGETARE GREKE
Kam një lehtësi të këndoj në gjuhë të huaja dhe jam shumë e lumtur që kam mësuar të këndoj edhe në gjuhën shqipe, falë Dasho Kurtit muzikantit dhe për mua është kënaqësi e veçantë.
Para koncertit këngëtarja e njohur është pritur në një takim edhe nga kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli. Ajo do të vijojë turin e saj në Vlorë, dhe më pas në Dervician.