Humbi miken, Irini Qirjako për Lili Cingun: Balerinë brilante, shtangej publiku kur kërcente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi miken, Irini Qirjako për Lili Cingun: Balerinë brilante, shtangej publiku kur kërcente

Irini Qirjako ka treguar për jetën dhe karrierën e saj në emisioni “Quo Vadis” të gazetares Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ajo ka folur edhe për balerinën e madhe Lili Cingu, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, për të cilën tha se e ishte një artiste brilante.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Irini po kjo foto?

Advertisement

Irini Qirjako: Këtu para Operas jemi. Jam unë me gocën time që është rritur. Këtu është Lili Cingu, ballerina brilante e Ansamblit Shtetëror dhe mbrapa është Ramie Islami me mbesën e vet, një koriste që ishte ajo.

Lili Cingu një balerinë që gjithmonë jashtë shtetit, kjo Besim Zekthi, Rexhep Çeliku, publiku shtangej kur dilnin këta, bllokohej frymëmarrja kur dilnin këta artistë të mëdhenj.

Pranvera Borakaj: Ka më shumë dashamirësi, bashkëpunim, miqësi në botën e artit në muzikë, apo brryla? Çfarë ndihet më shumë?

Irini Qirjako: Unë personalisht nuk kam pasur asnjëherë xhelozi me asnjë.

Advertisement

Pranvera Borakaj: Po keni ndjerë?

Irini Qirjako: Kam ndjerë xhelozinë e të tjerëve, por e kaloja, nuk i jepja rëndësi. Përsëri vazhdoja me mirësjelljen time, me dashurinë,m me respektin, me mbështetjen. Nuk reagoja, se kishte dhe artistë që reagonin. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy