Katalog për ikonat bizantine, Muzeu Historik Kombëtar sjell botimin në gjuhën angleze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Katalog për ikonat bizantine, Muzeu Historik Kombëtar sjell botimin në gjuhën angleze

Për cilindo prej vizitorëve, që kërkon të hulumtojë më shumë rreth historisë së Shqipërisë, e veçanërisht zbulimeve dhe të dhënave mbi ikonografinë, Muzeu Kombëtar ka botuar katalogun “Ikonat postbizantine në Muzeun Historik Kombëtar”.  Në katalog përfshihen ikona të ikonografëve që nga Onufri e deri te Mihal Anagnosti. Për jetën dhe veprimtarinë artistike të piktorëve, të dhënat janë mbështetur te mbishkrimet kishtare.

 

 

DORIAN KOÇI

Advertisement

 

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR

 

“Ne kemi menduar të jetë si një guidë për turistët. Këtu përshkruhen të gjitha epokat më të rëndësishme për bizantinët, nëpërmjet artefakteve që ne kemi. Duke patur thesare të tilla të mëdha kulturore do të ishte një nga sfidat më të mëdha të realizimit të këtij katalogu dhe të nxjerrjes në pah  të vlerave të artit postbizantin shqiptar.”

Advertisement

 

Qindra ikona të periudhave të ndryshme kohore janë jo vetëm në Tiranë, por edhe në muzetë e Korçës, apo Beratit. Ndaj ky katalog do të shërbejë dhe si pikënisje për bashkëpunimin dhe bërjen bashkë të një botimi, që do të përfshijë të gjitha ikonat dhe ikonografët në vend.

 

DORIAN KOÇI

Advertisement

 

DREJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR

 

“do te ketë një bbashkëpunim që së pari do të jetë në formën e një prezantimi të punës sonë që kemi realizuar në Muzeun Historik Kombëtar e më andej pse jo me krijimin e një katalogu të madh me të bërë me të gjithë ikonat e artit postbizantin shqiptar nëpërmjet tre muzeumeve.”

Advertisement

 

Pavijoni i ikonave postbizantine në Muzeun Historik Kombëtar është ngritur në vitin 1999 dhe në mjediset e tij janë të ekspozuar rreth 70 ikona, dhe pjesë të ikonostaseve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy