Korça me galeri arti modern, mund të ekspozohen vepra në pikturë dhe skulpturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korça me galeri arti modern, mund të ekspozohen vepra në pikturë dhe skulpturë

Nga Tonin Frroku

Korça për herë të parë ka një galeri arti që plotëson të gjitha kërkesat e një galerie moderne, ku mund të ekspozohen punimet në pikturë dhe ato në skulpturë.Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtoresha e qendrës së kulturës dhe Inovacionit Blerta Belliu.

“Ne kemi pasur galeri që në 1970, por ishte galeri që nuk ofronte kushtet të paktën minimale për ekspozimin e veprabve. Sot them me plot gojë që kushtet estetike të kësaj galerie ofron një servirje dhe kënaqësi për syrin për atë që do pikturën. Kemi edhe një hapësirë të posaçme për të ruajtur veprat e jashtëzakonshme”, tha Blerta Belliu.

Piktori Altin Ramo e sheh këtë galeri si një hapësirë ku mund të ekspozohen vepra të ndryshme të artit.

Advertisement

“Këtë galeri e bën të veçantë hapësira, ka hapësirën e duhur për të vendosur punimet. Edhe ndriçimi është shumë i mirë”, tha Altin Ramo.

Në Galerinë “Guri Madhi” gjenden të ekspozuara 130 punime kryesisht në pikturë të autorëve me të njohur shqiptarë. Në fondin e galerisë janë të ruajtura më shumë se 300 piktura e diçka më tepër se 100 skulptura të madhësive të ndryshme./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy