“Lana, Tirana para-pas”, Roland Tasho sjell ekspozitën fotografike për dy periudhat e kryeqytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lana, Tirana para-pas”, Roland Tasho sjell ekspozitën fotografike për dy periudhat e kryeqytetit

Roland Tasho është fotografi i cili përmes aparatit fotografik ka formësuar imazhet duke i transferuar ato në një film fotografik.

Qindra foto të nisura prej vitit 1982, protesta e dhjetorit të 90-ës, deri tek ndryshimet urbanistike të shumë qyteteve që ka vizituar, janë pjesë e arkivës së Tashos.

Por këtë herë ai ka zgjedhur të ekspozojë foto të Tiranës para dhe pas tranzicionit nga tri pika kyçe të kryeqytetit.

“Për fat të keq ne harrojmë edhe pse nuk është një kohë e largët, kioskëzimi i lanës ndërtimi i pazarit të ri diku te vitet 2000. Por kjo ekspozitë vjen si një kujtesë dhe nj dokument, apo dëshmi për të mos ju kthyer më të kaluarës” , tha fotografi.

Advertisement

Por si vjen Tirana në objektivin e një fotografi ?

“Unë për fat i përkas një brezi që e ka fotografuar Tiranën edhe para viteve 90. E shoh nëpërmjet fotografisë por dhe përmes faktit që jam lindur e rritur këtu ndryshimet e mëdha që ka pësuar ky qytet”, shprehet fotografi.

Pas shkrepjes së fotos deri në fazën e larjes dhe prodhimit të imazhit Roland Tasho ka vetëm një qëllim, ruajtjen e këtyre si dokumentim i Tiranës.

“Fotografi është thjeshtë syri, dokumentuesi por imazhi që del i lihet të tjerëve për t’u perceptuar.”

Advertisement

Ekspozita “Lana, Tirana Para-Pas” do të jetë e hapur për të gjithë publikun deri më datë 7 prill në galerinë e artit të Tiranës./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy