“Tirana nga dritarja” e piktorit Hasan Nallbani hap ekspozitën në galerinë “Kalo”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tirana nga dritarja” e piktorit Hasan Nallbani hap ekspozitën në galerinë “Kalo”

Këto janë disa prej pikturave që piktori 88-vjeçar Hasan Nallbani, ka sjellë në ambientet e Galerisë Kalo në ekspozitën “Tirana nga dritarja ime”.

Përmes telajos dhe penelit artisti sjell përjetimet dhe emocionet që i ngjall soditja e kryeqytetit nga dritarja e studios së tij.

Advertisement

HASAN NALLBANI
PIKTOR
“Tirana në sytë e një piktori ka humbur aspektin ekzotik. Rreth Tiranës unë gjithmonë kam bërë peizazhe që sot është vështirë t’i gjesh, është e vështirë për shkak të urbanizimit dhe ndërtimeve të shumta.”

Nallbani, i cili ka qenë përfaqësues i brezit të parë të piktorëve që u shkolluan në Akademinë e Arteve në Tiranë, ka jetuar mes dy regjimeve, por kjo se ka penguar aspak lirinë e tij të të shprehurit përmes pikturës.

HASAN NALLBANI
PIKTOR
“Artisti ishte i sponsorizuar dhe i ndihmuar nga shteti, qoftë dhe me materiale e këto ishin favore që ti i paguaje me mungesën e lirisë së krijimtarisë.. e kjo u përmbys pas viteve 90. Ti ke paguar për të humbur një kategori privilegjesh e ke fituar lirinë e krijimtarisë, që është kushti kryesor i artistit.”

Advertisement

Pasioni e ka bërë artistin që pavarësisht moshës të mos reshtë së punuari. Dhe sot, atë e gjejmë duke pikturuar në studion e tij me po të njëjtën dëshirë.

HASAN NALLBANI
PIKTOR
“Unë jam në fazën e mbylljes së ciklit të veprimtarisë sime sepse do gjë ka një moshë. Fatmirësisht unë vazhdoj të punoj por kjo është punë e përkohshme dhe kjo nuk do vazhdoj shumë. Me krijimtarinë time unë ndiehem si i harruar si një njeri që nuk ka më interes kush.”

Advertisement

Ekspozita me 19 punime do të qëndrojë e hapur deri në datë 17 maj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy