Margarita Xhepa: Ky është roli që më ngjan më shumë mua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Margarita Xhepa: Ky është roli që më ngjan më shumë mua

Roli në filmin “Bolero në vilën e pleqve” përngjason më së shumti me aktoren Margarita Rexhepi. Kështu shprehet ajo, teksa theksoi në emisionin “Living Room” se në çdo rol përpiqet të japë diçka ndryshe dhe unike.

Margarita: Nga vitet 40 e deri tani jam munduar të gjej të veçantën tek secili rol sepse ato gra, ato karaktere janë të ndryshme dhe unë si Margaritë jam një, por përpiqesha të hyja nën lëkurën e aktorit. Pra gjithmonë duhet të krijosh gjëra të ndryshme, të veçanta.

Bruna: Cili nga rolet ju ngjan më tepër ju ? Ose cili është ai rol që ju thoni kjo jam unë ?

Margarita: E keni parë ju filmin e fundit “Bolero në vilën e pleqve”?

Advertisement

Bruna: Po sigurisht.

Mararigta: Aty Margarita është e sëmurë me këmbën, me natyrën, me çdo gjë.

Bruna: Aty jeni ju më shumë se në çdo rol tjetër.

Mararigta: Është më afër moshës time, më afër sëmundjes time, eksperiencës familjare, eksperiencës së jetës dhe po ta shikoni më mirë edhe humori edhe serioziteti kanë një farë “Zonjllëku” sepse edhe Margarita ka qënë artiste edhe roli është i një artisteje ka një lloj hije të rëndë, kur flet I peshon fjala gjithmonë e mendon pastaj e thotë. Aty është me afër natyrës time./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy