Balanca mes karrierës dhe familjes, Margarita Xhepa: Shumë lodhje dhe mund, akoma pa hequr pallton ndizja sobën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balanca mes karrierës dhe familjes, Margarita Xhepa: Shumë lodhje dhe mund, akoma pa hequr pallton ndizja sobën

Aktorja Margarita Xhepa ka rrëfyer në emisionin “Living Room” vështirësitë për të gjetur balancën mes karrierës dhe familjes.

Ajo rrëfeu se ndonëse ka hasur në vështirësi, sërish ka mundur të ndihet e plotësuar tek të dyja.

Pjesë nga biseda:

Bruna: Shohim një tjetër film, “Apasionata”. Çfarë do të kishit bërë ndryshe në këtë rol?

Advertisement

Margarita: “Apasionata” është roli i një nëne. Unë vetë isha nënë në atë kohë, dhe tregon merakun e nënës për fëmijën. Kur rriten fëmijët edhe hallet janë më të mëdha dhe meraku i kësaj nëne ishte të rregullonte balancën me të shoqin që ta shikonin situatën me dashuri. Nënat janë gjithmonë ato që qetësojë debatet në familje.

Bruna: Si keni mundur që ta rregulloni situatën mes kaq shumë angazhimeve duke përfshirë shfaqet në teatër, rolet në kinematografi, detyrat si bashkëshorte?

Margarita: Eh mos më pyet. Çfarë të të them më përpara, lodhje e madhe por çdo gjë qenka për t’u kaluar me rininë. Rinia qenka gjë e madhe, e bukur sidomos kur i bën gjërat me dashuri. Sa vija nga puna pa hequr pallton akoma do ndizja sobën te gatuaja që të fitoja kohë. E sigurisht me sakrifica por u arrit çdo gjë.

Bruna: Sa herë ka ndodhur që ndërkohë që gatuanit të përsërisnit rolet tuaja?

Advertisement

Margarita: Shumë herë sepse ne rolet nuk i punojmë vetëm me regjisorin. Aktori kudo që ndodhet në shtëpi, në rrugë kudo e kap një moment dhe do e përsëris tekstin. Më ka ndodhur nje herë që ndërkohë që po përsërisja rolin po zieja edhe qumshtin dhe në nje moment nuk e kuptova që qumshti po derdhej vetëm kur erdhi burri dhe më tha: Vazhdo ti përsërit rolin po qumështi ndërkohë tu derdh. Në rrugë një herë më ka ndodhur që desh u pengova se po shikoja një grua që kishte një plastikë te mrekullueshme dhe po e shikoja si model, dhe ndërkohë nuk e pashë gropën dhe u pengova. Syri aktorit duhet të jetë gjithmon një sy kritik, normalisht që gjatë interpretimit mund të përdori fantazinë por kur ke pasurinë e jetës dhe e vëzhgon me syrin e aktorit gjithmonë je i pasur për të krijuar karaktere sepse unë kam pasur gjithmonë të rëndësishme që roli mos t’i ngjajë rolit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy