“Në fillim isha skeptike”, shkëlqeu me çifteli para publikut gjerman, shqiptarja rrëfen historinë e suksesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Në fillim isha skeptike”, shkëlqeu me çifteli para publikut gjerman, shqiptarja rrëfen historinë e suksesit

Hava Bekteshi ka treguar në Vizionin e Pasditës historinë e saj të suksesit në Gjermani, ku ka promovuar vlerat shqiptare dhe çiftelinë.

Ajo ka rrëfyer për moderatoren Brikena Prifti se muzika ka qenë gjithmonë pasion i saj, edhe pse me profesion është mësuese e gjermanishtes.

“Kur kam qenë e vogël kam kënduar me gjithë dëshirë. Me profesion jam ekonomiste dhe mësuese e gjermanishtes, muzikën e kam pasur gjithmonë dëshirë dhe çiftelinë kur kam qenë e vpgël e kam mësuar nga dëshira”, ka treguar ajo, teksa ka shtuar se fillimisht ka qenë skeptike për mënyrën si do të pritej çiftelia në filarmoninë e Hamburgut.

“Në fillim isha pak skeptike, që mund të mos pëlqehej nga të huajt. Nuk kanë qenë projekte të mëdha. Unë mëendoj është që ajo që ndodh është mirënjohja e sakrificës që kam bërë më parë”, tha ajo.

Advertisement

Më tej Bekteshi ka treguar si ka filluar ajo që sot është kthyer në një histori suksesi.

“Ka filluar gjithçka si hobi. Ka qenë si hobi dhe prej hobit u bë tani diçka më shumë se hobi. Deri tani çiftelia, fal meje që kam kontribuar ka shkelur shumë skena të mëdha. Hera e parë kur kam luajtur, jo që kam pasur ndonjë plan, se nuk e dija si do të pritej. Në prezantimin e parë ka qenë një publik shumë i vogël, por kryesisht kanë qenë të huaj. Kur mbaroi performance të gjithë mu afruan, interesoheshin”, tha Bekteshi. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy