Në kulmin e sezonit turistik/ Nisin punimet për riparimin e lagjes muzeale në Berat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në kulmin e sezonit turistik/ Nisin punimet për riparimin e lagjes muzeale në Berat

Në kulmin e sezonit turistik lagjet muzeale të qytetit të Beratit vijojnë rikonstruksionin  në fasada, rrugicat me kalldrëm apo muret e kalasë. Por kjo nuk pengon turistët të vizitojnë apo të ecin nëpër këto lagje që të tërheqin me misterin e tyre.

 

Këtë vit  drejtoria e monumenteve të kulturës është fokusuar në zbatimin e projektit për kanalizimet e ujërave si dhe rehabilitimin e  kabllove  të  energjisë elektrike.

 

Advertisement

EUGEN KALLFANI

DREJTORI I MONUMENTEVE TË KULTURËS BERAT

 

“Aktualisht këtë vit jemi fokusuar më shumë në implementimin e projektit në lagjen Mangalem. Infrastrukturën në rrjetin elektrik dhe restaurim e portave dritareve dhe fasadave. Kjo po ndodh në kulmin e sezonit turistik por është shumë e domosdoshme sepse kjo do të sjelli një të  ardhme të qëndrueshme të këtyre kësaj lagjeve jemi të detyruar pas pengesave që solli pandemia .Në kemi bërë investime dhe në lagjen “13 Shtatori”   që përfshin përveç projekteve të mëdha që ka bashkia Berat  në drejtim  të infrastrukturës është futur në këtë fond  edhe  punimet në lagjet muzeale.”

Advertisement

 

 

Numri i banesave në qytetin e një mbi një dritareve, të cilat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme është tepër i madh.

 

Advertisement

“Po punohet me ritme të larta  në lagjen muzeale “Magalem” pavarësisht numrit të madh turistëve .Po punohet  në rrugicat e lagjeve punime në kalldrëm fasadat e banesave të dëmtuara duke i rikonstruktuar ato porta apo dhe sistemime  të ndryshme brenda lagjes muzeale .Theksoj se tashmë shumë qytetarë  kanë filluar të reagojnë dhe bashkëpunojnë në aplikimet për restaurimet e banesave .Përsa i përket kohët e fundit qytetarët e lagjeve muzeale janë ndërgjegjësuar për ti sistemuar banesat e tyre por duhet të sqaroj se  ka një procedur ligjore për të filluar rikonstruktionet  e banesave të tyre.”

 

 

Por drejtori i monumenteve të kulturës në  Berat  insiston në ndërgjegjësimin e  qytetarëve për të reaguar ndaj çdo shqetësimi problematike që mund të shfaqet  ai kërkon  bashkëpunim me qytetarët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy