Nga Korça në Austri, artisti rrëfen në Vizion Plus si u bë pjesë e filarmonisë së Vienës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Korça në Austri, artisti rrëfen në Vizion Plus si u bë pjesë e filarmonisë së Vienës

Edison Pashko, i riu që është lindur dhe rritur në qytetin e Korçës, ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” emocionet dhe eksperiencën e tij në filarmoninë e Vienës.

Artisti, i cili luan në instrumentin e violinçelës, u shpreh se ka qenë viti 1993 kur ai është larguar nga Shqipëria, pas mësimeve të para që mori në Korçë për këtë instrument, për ta vijuar më pas karrierën në Austri.

Pashko theksoi se ai ka qenë për një periudhë të gjatë si zëvendësues, e pas provës, automatikisht bëhesh pjesë e brendshme e filarmonisë.

Korça ka qenë si qytet me tradita dhe kulturë dhe ishte normale që fëmijët të merrnin një kulturë.  Në 1980 dega e violinçelit u hap për të parë në Korçë dhe ishte koicidencë që nëna më tha filloje me këtë vegël. Mundësitë për të zgjedhur në atë kohë ishin të kufizuar dhe njeriu ishte i gëzuar kur e zotëronte diçka.

Advertisement

Tranzicioni nga Shqipëria në 1993 ka qenë konfortabël. Familja austiake që më ndihmoi më dha përkrahje ekonomike dhe ishin artdashës. Megjithatë janë këto pengesa që të bëjnë njeri.  Me të mbaruar audicionet erdha në Vjenë dhe bëra audicione. Kam qenë zëvendësuaes i filarmonisë. Pas tre vitesh provë, bëhesh automatikisht pjesë e saj”, tha Pashko.

Artisti më tej, i pyetur nga moderatorja Brikena Prifti nëse ka pasur paragjykime në Vienë, për shkak se vinte nga një vend i vogël si Shqipëria, u përgjigj: “Për fat të mirë nuk kam pasur paragjykime. I bie murit me kokë dhe të dhemb, kanë gabime të tjerë, por në fund të fundit fiton objektiviteti i njeriut. Puna është me lot dhe gjak nuk ka arsye pse mos bëhesh. Fillimi është u pabesueshëm. Duhet kohëpër të kuptuar se ku je dhe çfarë di të bësh”.

Ai shtoi më tej se ka menduar të zhvillojë një tur në Shqipëri, në disa qytete kryesore.

Po mundohem të arrij një kontakt me Shqipërinë. Kam asamblin tim dhe kam ndërmend të vij në turneun tim në Tiranë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër”, tha Edison Pashko./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy