“Një vrasje e vogël aksidentale”, trupa e Teatrit të Mitrovicës jep shfaqje në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një vrasje e vogël aksidentale”, trupa e Teatrit të Mitrovicës jep shfaqje në Gjirokastër

“Një vrasje e vogël aksidentale” çoi në qytetin e gurtë trupën e teatrit të Mitrovicës. Komedia e Jean Pierre Martinez u ngjit në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën regjinë e Marigona Bekteshit.

“Kosova dhe Shqipëria tashmë po bashkohen përmes artit dhe ku ka më mirë se arti depërton aty ku të tjerët mbase shumë me vështirësi, Gjirokastrën e kemi vend të dytë, unë kam pas fatin dhe me qenë para 5 viteve në festivalin teatror këtu me një shfaqje nga Vlora”, shprehet regjisorja Marigona Bekteshi.

Performanca aktoriale përcolli situata plot humor brenda një çifti ku gënjeshtrat e njërit zbulojnë sekretet e tjetrit. Një komedi dramatike që tërheq vëmendjen mbi pasojat e shtrembërimit të realitetit.

“U ndjemë shumë mirë që isha në Gjirokastër sonte, mbrëmë ishim në Vlorë dhe natyrisht  kjo është një ndjenjë shumë e mirë personale mund të them po ashtu edhe e teatrit të Mitrovicës, sepse është një mundësi e mirë të gjitha këto punë që po i bëjmë në teatër na i shohin të gjitha trevat shqiptare”, thotë aktori Fisnik Ademi.

Advertisement

“Publiku ka qenë shumë i mirë, ka reaguar shumë mirë jam shumë e lumtur që ndodhem këtu sonte por shpresoj që do të bëjmë një shkëmbim të shfaqjeve, teatri i Gjirokastrës të sjellë shfaqje në Kosovë ne të vijmë këtu”, shprehet aktorja Irena Aliu.

Programi i aktiviteteve të parashikuara për tu organizuar përgjatë vitit 2024 synon shtrirjen e këtij bashkëpunimi jo vetëm në teatër por edhe në evente të tjera si panaire tradite, koncerte folklorike apo ekspozita të ndryshme. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy