Pianisti Stefano Bollani në TKOB, artisti italian jep shfaqje në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pianisti Stefano Bollani në TKOB, artisti italian jep shfaqje në Tiranë

Stefano Bollani, një prej pianistëve më të njohur italian vjen për herë të parë në Tiranë, në një koncert pinaistik solo që do të mbahet sonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Artisti e konsideron muzikën një formë eksperimentimi ku mund të lëvrosh e të shkosh, gjithmonë drejt rikrijimit. Në debutimet e tij ai e lë veten të udhëhiqet nga notat muzikore të pianos dhe publiku.

“Pranova menjëherë sepse nuk kam qen asnjëherë më parë këtu dhe kam qenë gjithmonë kurioz për të njohur një publik ndryshe. Sa i përket repertorit që do interpretoj ende se di në të vërtetë, sepse duke qene i vetëm mund te vendos çfarëdolloj repertori që dua. Zakonisht e bëj listën gjatë paradites dhe në mbrëmje ndodh që e ndërroj. Gjatë koncertit, edhe pse vendos disa gjëra paraprakisht, më pëlqen me tepër të improvizoj. Më pëlqen të improvizoj diçka qe realisht po e ndje në atë moment, pa menduar për të shkuarën dhe pa menduar për të ardhmen. Është si një formë meditimi”, tha Bollani.

Teksa ka interpretuar në skena të mëdha ndërkombëtare me disa prej muzikantëve më të njohur jo vetëm në shtetin fqinj, pianisti italian dëshiron që kjo vizitë e tij t’i hap dyert e bashkëpunimit dhe me artistët shqiptarë.

Advertisement

“Për fat të keq nuk me ka ndodhur që të kem bashkëpunime me artistë shqiptar. Kam mik Kledi Kadiun, njihemi sepse jetojmë të dy në Itali por përfundon këtu shoqëria ime me artistët shqiptarë. Madje nëse ju me thoni artiste shqiptar qe duhen ndjekur unë jam shume i gatshëm madje mendoj dhe mundësinë e bashkëpunimit, sepse gjeja më e bukur e të berit muzikë është mundësia e dialogimit në mënyrë të drejtpërdrejte me këdo. Nuk ka rendësi se çfarë kombësie ke, pasi muzika është e vetmja gjuhë universale e cila kuptohet menjëherë”, u shpreh pianisti. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy