Preljocaj sjell “Gravitetin”, koreografi i njohur shqiptar shfaqje në skenën e TKOB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Preljocaj sjell “Gravitetin”, koreografi i njohur shqiptar shfaqje në skenën e TKOB

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor është rikthyer për të dytin vit në Tiranë, ku pjesë e tij janë jo vetëm shfaqje, por dhe masterclass-e. Nën drejtimin artistik të koreografit të njohur Angjelin Preljocaj festivali do të kulmojë sonte në mbrëmje me shfaqen ‘Graviteti”, e cila do të interpretohet nga trupa e baletit të Preljocajt në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

Kjo vepër është shfaqur për herë të parë në 2018 në bienalen e kërcimit në Francë, e ndërsa tani Preljocaj e sjell në skenën shqiptare.

 

Advertisement

ANGJELIN PRELJOCAJ

KOREOGRAF

“Ashtu si dhe emri i kësaj shfaqje “Graviteti”, e kam sjelle si një vepër qe na përfshin te gjithëve. Por ajo qe kam dashur te tregoj është se cfare do te thotë graviteti apo rëndesa brenda nje spektakli te përcjellë përmes lëvizjeve te kërcimit. Puna ime e përditshme me kërcimtarët më shtyn të eksperimentoj me forma, përbërësit bazë të të cilave rrotullohen rreth kësaj pyetjeje, e cila është sa abstrakte dhe njëkohësisht konkrete. Dua ta sjell dhe te bej publikun te kuptoj se çdo te thotë te kërcesh edhe ne planete të tjera.”

 

Advertisement

Ndonëse Preljocaj ka lindur e është rritur në Francë lidhjen e fortë me atdheun vijon ta ruaj ende. Ndaj në çdo krijim të tijin artistik ka grimca Shqipërie.

 

ANGJELIN PRELJOCAJ

KOREOGRAF

Advertisement

“Ne shtëpinë tone jetohej në dy botë paralele, brenda shtëpisë ishte bota shqiptar e jashtë saj ajo franceze. U rrita me një fanatizëm te madh per ruajtjen e gjuhës e traditës. Jetova brenda asaj shtëpie me prirje për ti ekzagjeruar traditat shqiptare, ndoshta edhe me shume se vete shqiptaret keshtu qe detyrimisht ndikoi dhe ne krijimtarinë time. Në mënyrë te pandërgjegjshme e përfshija Shqipërinë ne veprat qe krijoja. Por sigurisht qe doja qe ky identitet te ndjehej kudo ndaj i dedikova dhe dy koreografi atë te “damses: ku përcjell ritualet e dasmave shqiptare dhe “Amerika e hidhur” ku tregoj realitetin zhgënjyes te emigranteve”

 

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor ka filluar që prej datës 23 shtator e do të vijoj deri më 22 tetor në Tiranë, duke i dhënë mundësi studentëve e baletit dhe jo vetëm , për të mësuar nga koreografët më të njohur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy