“Tartufi”, në Teatrin Kombëtar, regjisori Qëndrim Rijani sjell kryeveprën e Molierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tartufi”, në Teatrin Kombëtar, regjisori Qëndrim Rijani sjell kryeveprën e Molierit

Hipokrizia si fenomeni që ka shoqëruar njerëzimin që në fillesat e tij, vjen e reflektuar në kryeveprën e Molierit, “Tartufi”, i cili po bëhet gati të vihet në skenë e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e kësaj të premte.

E shkruar në vitin 1664 komedia është mbështetur në tekstin origjinal, ndërsa vjen me një koncept të ri regjisorial nga regjisori Qëndrim Rijani.

“Ne jetojmë në një botë Tartufësh, ose individëve që në një formë ose në një tjetër qëllimin e tyre të jetës kanë hipokrizinë. Ky është konteksti në të cilin e kemi sjellë, dramaturgjikisht nuk është prekur, konceptualisht po”, tha regjisori Qëndrim Rijani.

Personazhet dramatik të Molierit këtë herë regjisori ua ka besuar aktorëve të Teatrit të Gjilanit, të cilët kthimin në skenën shqiptare e shohin me shume përgjegjësi. Një prej tyre është roli i Orgonit që vjen i interpretuar nga Ernest Zymberi.

Advertisement

“Është ndjenjë jashtëzakonisht e veçantë për shkak se ne kemi mungesë të shfaqjeve të ndërsjella mes Kosovës dhe Shqipërisë. është përgjegjësi e madhe cilido rol në këtë shfaqje, por sidomos Orgoni është një ndër rolet kyçe të kësaj shfaqje”, tha aktori Ernest Zymberi.

Por kjo nuk është shfaqja e parë që regjisori Qëndrim Rijani vë në skenën e Tiranës. Teksa karriera e tij artistike është e ndarë mes tri kryeqendrave të shqiptarisë, atë të Shkupit, Tiranës e Prishtinës, rijani tashmë bën dhe një ndarje të shijeve të publikut .

“Dallimi është se publiku i Tiranës përqafon më shumë komedinë. Në Maqedoni e Kosovë ne i kemi të barabarta komedinë, dramën tragjedinë, ai që është publik i teatrit vjen e e ndjek cilëndo frymë teatrore që shfaqet në skenë”, tha Rijani.

“Tartufi” do të prese të gjithë artdashësit e teatrit për të përjetuar emocione sonte në mbrëmje në skenën e Arturbinës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy