Teatri shëtitës rikthen “Elektrën”, shfaqja vjen nën regjinë e Kiço Londos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Teatri shëtitës rikthen “Elektrën”, shfaqja vjen nën regjinë e Kiço Londos

“Elektrën” e Sofokliut e rikthen në skenë Kiço Londo. Teatri shëtitës “Çajupi” pas disa komedive vjen me një nga tragjeditë të fuqishme të antikitetit grek.

Vepra vjen në përputhje me tekstin origjinal, teksa regjisori Kiço Londo zgjedh të luaj me skenografinë, imazhet, ngjyrat dhe dritën.

“Nënë vrasja kjo është një temë shumë e madhe dhe ky është çelësi i parë i shfaqjes sonë, ne jemi koshient që vepra është tani, sot, këtu. Kjo e ka bërë të madhe përgjegjësinë tonë, por duke qenë të sinqertë dhe të thjeshtë kemi sjellë një shfaqje bashkëkohore pa shtrembërime pa prerje, pa deformime”, thotë Londo.

Me shpresën e hakmarrjes për vdekjen e të atit, e  bija e Agamemnonit bën gjithçka që të ndëshkuar të ëmën dhe të dashurin e saj Egistin që vranë mbretin e Mikenës për të marrë pushtetin e fronit. Tragjedia e shkruar gjatë shekullit V-të Para Krishtit, vjen përmes aktualitetit tek publiku duke synuar një katarsis mbi të gjitha shpirtëror.

Advertisement

 “I kemi mësuar anës primitive. dekori është një thertore. Dritëhijet janë evidente, prania e babit është aty perënditë janë aty njerëzit e qiellit janë aty, njerëzit e nëntokës janë aty. Publiku vjen në errësirën që shkaktojmë ne. Në teatër merr dritën e kësaj errësire për të ndriçuar errësirën e vet”,  shprehet regjisori Kiço Londo.

“Elektra” interpretohet nga Laura Nezha, e shoqëruar nga Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, etj si dhe do të shfaqjet përgjatë kësaj jave në skenën e “Arturbinës”, për të vijuar më pas me jugun e vendit deri në Kostandinopojë, Selanik e Athinë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy