Tirana pret “Balkan Film Market”, kineastët nga vendi, rajoni dhe Evropa diskutojnë rrugët e bashkëpunimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana pret “Balkan Film Market”, kineastët nga vendi, rajoni dhe Evropa diskutojnë rrugët e bashkëpunimit

Një prej organizimeve më të mëdha të kinematografisë ballkanike po mbahet për të shtatin vit në Tiranë.

“Balkan Film Market” edhe këtë edicion ka bërë bashkë në kineastë nga të gjitha vendet e rajonit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, si dhe kompanitë më të njohura të prodhimit kinematografik në Ballkan.

Nga 13 dhjetori, po zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të japin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane.

Të gjitha aktivitete po mbahen në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, po punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen.

Advertisement

Po ashtu ky edicion i shtatë ka si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike.

Prej vitesh tashmë marketet e filmit janë shndërruar në boshtin kryesor të kinematografisë, teksa tërheqin profesionistë nga e gjithë bota. Eventi do të zgjasë deri në datën 17 dhjetor./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy