VIDEO/ TKOB surprizë të bukur me rastin e “28 Nëntorit”, spektakël i vërtetë për udhëtarët në aeroportin e Rinasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ TKOB surprizë të bukur me rastin e “28 Nëntorit”, spektakël i vërtetë për udhëtarët në aeroportin e Rinasit

Një surprizë shumë e veçantë ka ardhur sot nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në një prej pikave kryesore, ku shumë shqiptarë ikin e vijnë.

 

Aeroporti “Nënë Tereza” u kthe në skenën lëvizëse, ku e gjithë trupa artistike e këtij teatri befasoi përmes një performance pasagjerët që ndodheshin aty.

 

Advertisement

Rënia e një gongu për të tërhequr vëmendjen, e shfaqja e menjëhershme  e një violicenlisti për t’ju bashkuar më pas një nga një të gjithë antarët e tjerë të orkestrës simfonike  mblodhën rreth vetes jo vetëm shqiptarët që nddheshin në aeroport por dhe shumë vizitorë të tjerë.

 

Nën dirigjimin e maestro Jacobo Siparit artistët interpretuan për disa minuta, qoftë për të mirëpritur në tokën e tyre shqiptarët që vinin nga jashtë, por dhe për të përcjelle me një kujtim të bukur nga Shqipëria të gjithë ata qytetarë që kishin zgjedhur të largoheshin nga gjatë kësaj të marte.

 

Advertisement

Kjo shfaqje surprizë, në ditën e flamurit vjen edhe në kuadër të 70 vjetorit të vënies së operës së parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy