
Në Libinë lindore, përmbytjet e dhunshme të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm i shkaktuar nga kalimi i stuhise “Daniel :shkaktuan një masakër, veçanërisht në Derna .
Ne këtë qytet me pamje nga Mesdheu dhe që ka mbi 100 mijë banorë ka “të paktën 2000 të vdekur dhe 6 mijë të zhdukur”. Bilanci i tmerrshem u konfirmua nga Ministri i Shendetesise
“Situata në Derna është katastrofike. Trupat ende qëndrojnë në shumë vende,” shtoi ai pasi vizitoi qytetin. Ministri nënvizoi se “ka familje ende të ngujuara në shtëpitë e tyre dhe ka shumë viktima nën rrënoja”.
Situata e ndërlikuar në Derna u shkaktua me se shumti nga shembja e njëkohshme e dy digave, të cilat – sipas burimeve lokale të cituara nga The Libya Observer – “lëshuan mbi 33 milionë metra kub ujë që gjeneruan përmbytje shkatërruese”.
Zona e goditur nga stuhia ne Libinë lindore janë shtëpia e fushave dhe terminaleve kryesore të naftës:
Kompania Kombëtare e Naftës (Noc) ka shpallur një gjendje gatishmërie maksimale dhe pezullimin e fluturimeve midis vendeve të prodhimit ku aktiviteti është ulur në mënyrë drastike.
E cilësuar nga ekspertët si një “dukuri ekstreme për shkak të sasisë së ujit që ka rënë”, stuhia kishte goditur edhe Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë ditët e fundit, duke vrarë të paktën 27 persona.
Më pas, pasi hodhi reshje intensive në det ditët e fundit, gjatë fundjavës arriti në tokë në Cyrenaica, duke përmbytur një zonë të gjerë që shkon nga Bengazi, ku është vendosur një shtetrrethimi dhe shkollat janë mbyllur, në El Beida, me erëra që arriti shpejtësi deri në 180 kilometra në orë , sipas Qendrës Meteorologjike Rajonale Arabe.
Reshjet u vlerësuan midis 50 dhe 250 mm . Sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike Libiane, stuhia pritet të lëvizë më në lindje, rreth zonave Jaghbub dhe të arrijë në rajonet në kufi me Egjiptin.
Kombet e Bashkuara në Libi po ndjekin nga afër urgjencën. “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që humbën jetën dhe mendimet tona për të gjithë të prekurit”, tha misioni mbështetës i OKB-së në vendin e Afrikës Veriore (UNSMIL)/tgcom