4 shtete anëtare të NATO-s do të furnizojnë Ukrainën me mjete ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 shtete anëtare të NATO-s do të furnizojnë Ukrainën me mjete ushtarake

Katër shtete anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Republika Çeke u zotua së do të dërgojë një “dërgesë armësh në Ukrainë” me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një “vend të zgjedhur nga ukrainasit”.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala.

Holanda gjithashtu tha të shtunën se do t’i siguronte Ukrainës më shumë fuqi zjarri. Ajo do t’a furnizojë Ukrainën me 200 raketa anti-ajrore Stinger.

Advertisement

Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha të premten se vendi do të dërgonte përforcime për t’u bashkuar me ushtarët ukrainas në terren për të ndihmuar në sigurimin e kufijve të tyre pasi kjo “është një luftë kundër lirisë së vetëvendosjes së një vendi demokratik”.

“Portugalia, në këtë kuptim, përveç forcave që këtë vit i ka caktuar komandës evropiane të NATO-s, vendosi të parashikojë, nga gjysma e dytë deri në gjysmën e parë, mobilizimin dhe angazhimin e një këmbësorie, që do të veprojë në Rumani dhe kjo do të projektohet në javët në vijim”, tha Costa.

Edhe Qeveria e Gjermanisë ka miratuar dërgimin e një grupi armësh në Ukrainë.

Berlini do të furnizojë Kievin me 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa Stinger nga rezervat e ushtrisë gjermane.

Advertisement

Lajmi u bë i ditur nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz.

“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me mundësit tona për t’u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit”, tha Scholz në Twitter.

Ky veprim shënon një ndryshim të madh në politikën gjermane dhe mund të lejojë një rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën.

Kjo pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, që do të thotë se Berlini ka një fjalë për përdorimin dhe eksportin e tyre.

Advertisement

Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzoi të dorëzonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë.

Vitin e kaluar Gjermania vendosi veto ndaj Ukrainës për blerjen e armatimeve përmes Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s.

Kievi ‘ka luftuar’ që të plotësoje mangësitë në aftësitë ushtarake, por aleatët janë të kujdesshëm kur vjen puna të furnizimi me armë.

Kjo pasi, mund të konsiderohet si një provokim apo edhe një pretekst për përshkallëzim të gjendjes, nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy