45 mijë viktima nga tërmeti deri tani/ 70 mijë ndërtesa do prishen në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
45 mijë viktima nga tërmeti deri tani/ 70 mijë ndërtesa do prishen në Turqi

Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë ka arritur në mbi 45 mijë, nga të cilët 5800 në Siri dhe gati 40 mijë vetëm në Turqi.

 

Teksa shpresat për të mbijetuar të tjerë zbehën nga ora në orë, ekipet ekërkim shpëtimit vijojnë intensivisht punën.

 

Advertisement

Ky është momenti kur 34-vjeçari Mustafa Avcı, i cili u shpëtua gjatë ditës së premte, u takua për herë të parë me vajzën e tij, e cila kishte lindur 3 orë para tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

 

Një lajm i trishtë vjen edhe nga bota e sportit. Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur 2 javë pas tërmetit që goditi Turqinë.

 

Advertisement

31-vjeçari, po ashtu ish-lojtar i Newcastle në Angli, ishte nën rrënojat e një pallati 12-katëshe që u shemb plotësisht.

 

Në anën tjetër, autoritet turke kanë nisur menjëherë nga puna për rindërtimin.

 

Advertisement

Mediat Turke raportojnë se të paktën 70 mijë ndërtesa, të cilat janë ende në këmbë, do të prishen gjatë ditëve në vijim pasi janë vlerësuar si të pabanueshme. Nga zonat e goditura nga tërmeti, deri tani janë evakuuar më shumë se 370 mijë persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy