5 italianë rrahin keq shqiptarin në Milano, 38-vjeçari përfundoi në gjendje kome

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 italianë rrahin keq shqiptarin në Milano, 38-vjeçari përfundoi në gjendje kome

5 italianë, të moshave nga 27 deri në 40 vjeç janë lënë në burg, me kërkesë të prokurorisë.

Italianët, në 29 mars të vitit të kaluar dhunuan 38-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit u gjet pa ndjenja në anë të rrugës nga efektivët e policisë së Milanos dhe u transportua me urgjencë në spital, ku përfundoi në gjendje kome

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shumta të fytyrës dhe kafkës, me hemorragji cerebrale të përhapur, viktima iu nënshtrua dy operacioneve delikate, të cilat i shmangën vdekjen.

Rindërtimi i mëpasshëm i episodit të rëndë kriminal ishte rezultat i një veprimtarie hetimore intensive dhe komplekse të kryer nga seksioni i Krimeve kundër Personave të Policisë të Milanos nëpërmjet aktiviteteve teknike, analizave të videove të shumta dhe marrjes së deklaratave nga persona të informuar për faktet.

Advertisement

Dhuna ndaj shqiptarit mësohet se ka qenë ekstreme, duke bërë që ai të jetë shumë pranë vdekjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy