75% e italianëve mbështesin përdorimin e certifikatës shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
75% e italianëve mbështesin përdorimin e certifikatës shëndetësore

Rreth 75% e italianëve janë pro përdorimit të certifikatës shëndetësore për të luftuar epideminë Covid-19, sipas një sondazhi të publikuar sot nga gazeta “La Stampa”.

Deri më tani, kjo certifikatë shëndetësore ishte e detyrueshme vetëm për personelin shëndetësor.

 

Nga 1 shtatori, përdorimi i tij i detyrueshëm u shtri për stafin mësimor, si dhe për udhëtarët në trena, anije, aeroplanë dhe autobusë në distanca të gjata.

Advertisement

 

Lidhur me vendosjen e kësaj certifikate shëndetësore për arsimtarët, 76.1% e italianëve të anketuar janë pro, kundrejt 21.4% që janë kundër, ndërsa 75.4% thonë se mbështesin përdorimin e tij në mjetet e përmendura të transportit, krahasuar me 21.9% që janë kundër.

Sondazhi u krye më 2 shtator në një grup prej 1.000 personash nga Instituti Kërkimor “Euromedia”.

 

Advertisement

Kryeministri Mario Draghi njoftoi javën e kaluar synimin e tij për të shtrirë përdorimin e certifikatës shëndetësore në sektorë të tjerë.

Nga fillimi i gushtit, kjo certifikatë shëndetësore, e cila përmban një certifikatë vaksinimi, dëshmi të shërimit nga Covid-19 ose një test negativ, është e detyrueshme për të hyrë në restorante ose në muze, kinema apo salla sportive.

 

Aktualisht në Itali, mbi 71% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy