Afganistani nuk do të jetë kriza e fundit e Joe Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afganistani nuk do të jetë kriza e fundit e Joe Biden

Nga Karl Rove, The Wall Street Journal

Edhe demokratët edhe aleatët e tyre në media, po e pranojnë tani se menaxhimi i tërheqjes nga Afganistani nga ana e administratës Biden ka qenë një dështim i plotë. Imazhet e tmerrshme dhe zemër-thyese janë të pamundura të harrohen nga amerikanët, aleatët apo edhe armiqtë tanë.

Le ta lëmë për një moment mënjanë pyetjen nëse SHBA duhej të ishte larguar apo jo nga ky vend. (Unë them që jo; Biden dhe Trump e kishin që të dy gabim në mbrojtjen e alternativës së tërheqjes).

Sido që të jetë, është e qartë se zoti Biden nuk e ka planifikuar as minimalisht evakuimin e sigurt të stafit të ambasadës amerikane në Kabul, lëre me pastaj të qytetarëve amerikanë apo aleatëve tanë afganë.

Advertisement

Vetëm të mërkurën e kaluar administrata dha një vlerësim të parë mbi numrin e amerikanë që janë në Afganistan, duke bërë publike një shifër që është shumë më e vogël sesa vlerësimet e raportuara më parë, dhe të cilën vetë Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se ka të ngjarë që ajo që të jetë e vjetruar deri sa të largohej nga salla e konferencave.

Edhe zbatimi nga administrata Biden i programit të Vizave Speciale të Emigrimit për afganët që luftuan përkrah nesh, ishte një katastrofë, por edhe një tradhti e rëndë. Nuk ka pasur qartë asnjë konsultim të ngushtë me aleatët, asnjë reagim ndaj lëvizjes së talebanëve për të rrëzuar qeverinë afgane, dhe asnjë plan për të tërhequr pajisjet e sofistikuara amerikane të luftës.

Në mënyrë të pashpjegueshme, ajo që i mbante nën kontroll talebanët – kërcënimi i amerikanëve se do të dilnin nga Baza Ajrore e Bagramit – ishte ndër instrumentet e parë të fuqisë amerikane që u tërhoq.

Rivalët tanë – Kina, Rusia dhe Irani – po zhdukin me gëzim çdo ndikim amerikan të mbetur në rajon, ndërsa armiqtë tanë radikalë islamikë janë të gëzuar me fitoren mbi “Satanin e Madh”, dhe duke pasur shansin për të shtuar rekrutimet e tyre.

Advertisement

Kjo katastrofë ka zbuluar dobësitë e mëdha strukturore në administratën aktuale, nga zoti Biden tek stafi i tij në Shtëpinë e Bardhë dhe në kabinetin e tij qeveritar. Një president është zakonisht ai që vendos tonin për administratën e tij, përmes mënyrës se si vepron, çfarë kërkon nga vartësit dhe mbi cilat praktika këmbëngul.

Me sa duket, Biden nuk kërkoi ndonjë planifikim të detajuar për këtë nismë të madhe politike. Ai e shpalli qëllimin e tij – SHBA do të tërhiqej tërësisht nga Afganistani para 20 vjetorit të sulmeve terroriste të11 shtatorit, datë që më vonë u ndryshua në 31 gusht – por zbatimi i tij u mbështet vetëm nga skenarët më optimistë të mundshëm.

Që të realizohej në mënyrën e duhur, kjo lloj tërheqjeje ushtarake do të kërkonte që presidenti të këmbëngulte në një planifikim të detajuar dhe të bazuar në koordinimin midis shumë agjencive amerikane. Duket qartë që ai nuk e bëri një gjë të tillë. Zoti Biden duhet t’i kishte drejtuar pyetje direkte mbi atë që i duhej qeverisë afgane,në mënyrë që kjo e fundit të arrinte një marrëveshje për të mbrojtur të drejtat e njeriut, në rast se këtë nuk mundej ta realizonte dot vetë.

Por presidenti nuk e bëri as këtë. Po ashtu ishin më se të nevojshme edhe njoftimet e rregullta – mbi të dhënat e inteligjencës në terren, reagimet e aleatëve. A pati informime të tilla? Nëse po, a u kushtoi atyre vëmendje presidenti Biden?

Advertisement

Sigurisht që nuk duket të ketë ndodhur diçka e tillë. Pastaj është stafi i Shtëpisë së Bardhë. Ai që ka për detyrë të parashikojnë sfidat e mundshme dhe ta informojë për këto presidentin, dhe jo vetëm të reagojë ndaj secilës krizë. Ekipi i presidentit në Shtëpisë së Bardhë duhet të mbikëqyrë planifikimin e suksesshëm ndërinstitucional, dhe t’i nxisë zyrtarët e kabinetit të nxjerrin në pah mosmarrëveshjet dhe t’i paraqesin kreut të shtetit të gjitha opsionet.

Ata duhet t’i paraprijnë ngjarjeve, të mbajnë të informuar presidentin dhe të ndërtojnë besimin e kombit tek ai, duke u siguruar që ai të shfaqet në krye të punëve, dhe me shpresë se është në fakt atje. Në rastin e Afganistanit, asgjë nga këto nuk duket se është bërë mirë nga ekipi i Joe Biden.

Dhe kjo nuk është aspak siguruese për aftësinë e tyre për të trajtuar krizën e ardhshme, e cila me siguri do të vijë së shpejti. Së fundi, janë zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe kabineti qeveritar. Mesa duket, me përjashtim të zhvendosjes së afatit të tërheqjes, ata nuk i kanë thënë atij lajme të këqija, nuk kanë ngritur pyetje të vështira, dhe as kanë treguar ndonjë zell në marrjen më këto aspekte të politikës së administratës.

Ka pak dëshmi se planifikimi i tërheqjes në Afganistan ka qenë dominant në axhendën, mendimet apo angazhimin e tyre të përditshëm. Po pse Departamenti i Shtetit nuk e aktivizoi programin e posaçëm të vizave për aleatët afganë, që kur Biden njoftoi tërheqjen e trupave më 14 prill?

Advertisement

Ku ishin udhëheqësit e Pentagonit me hartimin e një plani të arsyeshëm për tërheqjen e trupave dhe materialeve të luftës, në mënyrë të tillë që të mbronin evakuimin e civilëve, dhe t’u jepte afganëve një shans për t’i mbijetuar një sulmi të talebanëve?

Ku ishte procesi ndërinstitucional, që është zakonisht tejet jetik në garantimin e koordinimit të qeverisë? Nëse Shtëpia e Bardhë nuk e kërkoi një proces të tillë, atëherë pse nuk u morën më të anëtarët e kabinetit?

Le të falendërojmë Zotin për ushtrinë amerikane, aftësia dhe guximi i së cilës ka të ngjarë t’i japë mundësi të përfundojë evakuimin e shtetasve amerikanë, pavarësisht menaxhimit skandaloz të tërheqjes nga Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, kjo e bën një situatë tragjike vetëm disi më pak tragjike.

Dobësitë e zotit Biden që kanë dalë në pah nga kriza afgane mund të shihen edhe në trajtimin e çështjeve të tjera, si kufiri jugor i SHBA-së me Meksikën. Në rast se këto zakone nuk ndryshojnë, do të ketë me siguri më shumë dështime në të ardhmen e vendit. Perceptimi midis votuesve është i destinuar të rritet – që ashtu siç ndodhi edhe me Jimmy Carter – as Biden nuk është në lartësinë e detyrës që mban aktualisht.

Advertisement

Për momentin nuk jemi ende në atë pikë, por tërheqja katastrofike nga Afganistani ishte një hap i madh në këtë drejtim. Në vetvete ajo nuk do të dëmtojë presidencën Biden. Por për momentin e ka lënë të çalë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy