Anglia rihapet plotësisht, radhë të gjata në sallonet e bukurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anglia rihapet plotësisht, radhë të gjata në sallonet e bukurisë

Për herë të parë pas tre muajsh, edhe Britania e Madhe është rihapur thuajse plotësisht.

Nga kjo e shtunë, njerëzit do të munden të frekuentojnë baret dhe restorantet si dhe të marrin shërbimet e tjera të nevojshme.

Advertisement

Nga mesnata janë krijuar radhë kilometrike përpara salloneve të bukurisë pas 100 ditësh izolimi.

Kryeministri Boris Johnson ka bëre thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe ruajtjen e distancës fizike në mënyrë që bizneset të mos rrezikojnë një valë të dytë të koronavirusit.

Advertisement

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE

“Izolimi rezultoi i suksesshëm në kontrollimin e virusit sepse ne punuam të gjithë bashkë, nëse vazhdojmë kështu do të mund t’ia dalim edhe me rihapjen. Sepse akoma nuk e kemi kaluar rrezikun. Virusi është akoma mes nesh dhe nëse situate na del edhe njëherë jashtë kontrollit, kjo qeveri nuk do të hezitojë të rikthejë karantinën. Le të jemi të gjithë vigjilentë, të kontrollojmë virusin, të shpëtojmë jetë dhe të shijojmë verën të sigurt. ”

“Super e shtuna” sikurse kanë zgjedhur ta quajnë britanikët, ka vendosur në gatishmëri forcat e ruajtjes së rendit për të mbajtur nën kontroll situatën.

Advertisement

Greqia, Spanja, Franca dhe Belgjika janë në mesin e 59 vendeve që britanikët mund të vizitojnë pa iu nënshtruar 14 ditëve karantinë. SHBA, Portugalia dhe Kina janë përjashtuar nga lista.

Anglia rihapet plotësisht, radhë të gjata në sallonet e bukurisë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy