“Antonov”, ja pse Moska dëshiron të shkatërrojë ekselencën ajrore të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Antonov”, ja pse Moska dëshiron të shkatërrojë ekselencën ajrore të Ukrainës

Pas shkatërrimit të avionit më të madh në botë – dhe gjithashtu të vetmit – ushtria ruse është rikthyer për të shënjestruar “Antonovin” duke goditur selinë e prodhuesit ukrainas të avionëve në veri të Kievit dhe një nga furnizuesit e avionëve më të mëdhenj ekzistues.

Në dritën e parë të agimit, të hënën e 14 marsit, predha artilerie goditi një nga ndërtesat. Sipas agjencive lokale të shtypit, struktura ka marrë flakë dhe dy persona që ndodheshin brenda kanë humbur jetën.

Sulmet

Aeroporti Hostomel, pista kryesore e përdorur nga Antonov-ët, mbetet një nga zonat më të nxehta të pushtimit rus që nga fillimi i operacioneve më 24 shkurt.

Advertisement

Jo vetëm sepse është një vend strategjik për të hyrë më pas në Kiev, por sipas ekspertëve të ndryshëm edhe sepse Moska dëshiron të privojë Ukrainën nga ajo që ka qenë një xhevahir vendas aeronautik prej vitesh.

Në të vërtetë, Antonov ka fabrikën më të madhe të montimit të avionëve në vend. Më 24 shkurt – siç tregohet nga imazhet e dhëna nga vetë rusët – kur ushtria moskovite hyri në implant, hangari ishte i paprekur, dhe po ashtu ishte Antonovi “An-225” (avioni më i madh në botë) që ndodhej atje për riparim të njërit prej gjashtë motorëve.

Dëm i pariparueshëm

Pas ditësh përplasjesh dhe shpërthimesh, u përhap lajmi se “An-225” , i riemërtuar “Mriya” (ëndërr, në gjuhën ukrainase), ishte shkatërruar.

Advertisement

Fotot satelitore të shpërndara në media nuk dhanë indikacione të qarta për gjendjen e avionit. Derisa një korrespondent i televizionit rus tregoi atë që kishte mbetur nga Antonov-i: një gyp tashmë jashtë përdorimit, tre nga gjashtë motorët në dukje të shkatërruar dhe një avion që s’kishte më mundësi përdorimi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, do të duheshin të paktën pesë vjet punë dhe mbi 3 miliardë dollarë për të rindërtuar “An-225”. Por ekspertët besojnë se ekzemplari është i marrë fund përfundimisht dhe nuk ka asnjë shans rekuperimi.

Roli i Antonov-it

Të asgjësosh Antonov-in do të thotë t’i heqësh Ukrainës një kompani që ndër vite ka ndërtuar avionë zbulimi, avionë për transport pasagjerësh (rajonal dhe turboprop) dhe mbi të gjitha për transport mallrash.

Advertisement

Jo vetëm. Siç theksojnë ata, një pjesë e të ardhurave të kompanisë rrjedhin edhe nga kontratat e mirëmbajtjes të lidhura me kompani të ndryshme ajrore deri në mirëmbajtjen e trolejbusëve. Në përgjithësi kompania ishte e ndarë në katër pjesë: divizioni i avionëve të mallrave, divizioni i avionëve të pasagjerëve, divizioni i trasportit të mallrave dhe suporti ndaj klientit.

Fabrika në Kharkiv

Rusët gjithashtu dëmtuan rëndë selinë tjetër të Antonov-it në Kharkiv, atje ku u montua modeli “An-74”, i përdorur gjithashtu për transportin e mallrave.

Një model që, pavarësisht kërkesave, nuk ishte prodhuar që nga viti 2015, duke akumuluar rreth 170 milionë dollarë borxhe, sipas një seance parlamentare vjeshtën e kaluar.

Advertisement

Ndërprerja e ndërtimit, megjithatë, ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e konfliktit me Rusinë: 60-70 për qind e përbërësve të nevojshëm për montimin e avionit vinin nga Moska dhe rrethinat e saj, gjë që nuk ishte më e mundur.

Kompania “Antonov”

E themeluar më 31 maj 1946 nga Oleg Antonov, kompania ukrainase ka ndërtuar më shumë se 22 mijë avionë “duke thyer më shumë se 500 rekorde botërore”, shpjegon faqja zyrtare e internetit.

Me mbi 12 mijë punonjës dhe mbi 300 milionë dollarë xhiro, ajo ishte gjithashtu një nga kompanitë më të rëndësishme në Evropën Lindore.

Advertisement

Në qershor 2016, Antonov përfundoi – së bashku me objekte të tjera të ngjashme – brenda divizionit të hapësirës ajrore “Ukroboronprom” në pronësi publike me mbi 1.3 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Corriere della Sera 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy