Baza e re në Kretë, që mund të çojë vërtetë Turqinë dhe Greqinë drejt luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Baza e re në Kretë, që mund të çojë vërtetë Turqinë dhe Greqinë drejt luftës

Nga Lorenzo Vita “Il Giornale”

Marrëdhënia midis Greqisë dhe Turqisë, përbëhet zakonisht nga momente tensioni, të ndjekura nga periudha qetësie pak a shumë të dukshme. Një lëvizje e vazhdueshme me ulje-ngritje, si ajo e detit që ndan dy brigjet e Egjeut, dhe që shënon kulmin sa herë që Athina dhe Ankaraja lëvizin anijet e tyre për të kërkuar depozitat e naftës dhe gazit, apo thjesht për të treguar muskujt e tyre.

Kjo është ajo që po ndodh edhe aktualisht, kur pas disa muajsh “paqe”të dyja vendet ndodhen serish në pozita luftarake. Arsyet janë të shumta, dhe është e pamundur që gjithçka ta ketë burimin thjeshtë dhe vetëm nga lëvizjet e një anijeje të caktuar.

Episodet janë bërë aq të shumta në numër, saqë ato herë që përsëriten, bëhen pjesë e një mozaiku më të madh, në të cilin është e vështirë të gjesh ngjarjen e vetme që është e aftë të shkaktojë tensionet e radhës. Çdo gjë mund të jetë një pararojë e krizës që do të pasojë.

Advertisement

Dhe gjithçka bëhet objekt i propagandës. Këtë herë “casus belli” (shkaku për përplasje) përfaqësohet nga sinjalet “Navtex’’ të lëshuar si nga Athina po ashtu edhe nga Ankaraja. Këto janë paralajmërimet në fushën e lundrimit,dhe që lajmërojnë zhvillimin e operacioneve në një zonë të caktuar.

Prej disa kohësh të dyja shtetet fqinje kanë zhvilluar një luftë të vërtetë përmes “Navtex”, ku marinat angazhohen në kërkime dhe ushtrojnë aktivitete në kuadratet e detit, ngjitur me ato të të tjerëve. Këtë herë tensionet kanë si shkak anijen “Nautical Geo”, e përdorur nga Greqia për të hartuar shtratin e detit në një sektor të cilin Turqia e konsideron si pjesë të shelfit të saj kontinental.

Sipas mediave greke, Marina Turke e pengoi “Nautical Geo” që të operonte në ato ujëra. Ankaraja reagoi duke iu përgjigjur se anija greke “kishte shkelur në ujërat territoriale turke, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura”, duke e detyruar flotën turke që të merrte “kundërmasa”. Burimet flasin për momente të tensionit të lartë, aq sa Marina Greke ndërhyri në mbështetje të anijes së përdorur nga grekët, qipriotët dhe pjesërisht nga Izraeli.

Madje, një anije turke goditi “Nautical Geo”në lindje të ishullit të Kretës, teksa kjo e fundit po studionte rrugën e mundshme të gazsjellësit “Eastmed”. Dhe ky episod, i pasuar nga një “Navtex” tjetër i nisur nga Turqia, e detyroi Ministrinë e Jashtme greke të protestonte ndaj autoriteteve turke.

Advertisement

Protesta të cilave iu shtuan edhe ato mbi peshkimin e peshkatarëve turq, në zonat që cilësohen si pjesë e sovranitetin grek. Por këto tensionet fshehin një domethënie më të thellë. Së pari në kohën që ato po ndodhin. Këtë herë sfida e “Navtex” erdhi kur në Athinë po mbahej takimi midis udhëheqësve evropianë të Mesdheut, në formatin “Eumed-9Me”, sigurisht pak i vlerësuar nga Turqia, dhe ku kryeministri qipriot dhe ai grek dënuan aktivitetet turke në Mesdheun lindor.

Dhe është e qartë se Recep Tayyip Erdogan donte të dërgonte një sinjal të dyfishtë. Nga njëra anë, ajo lëvizje tregon nevojën për të biseduar me Turqinë për gjithçka që lidhet me Mesdheun Lindor. Dhe nga ana tjetër shpesh dëshirën për të dobësuar imazhin e Kyriakos Mitsotakis dhe Anstasiades gjatë samitit të Euro-Mesdheut, të cilin dy udhëheqësit e Athinës dhe Nikozias, donin që ta përdornin për të dënuar aktivitetet e Ankarasë.

Sa i përket së parës, Turqia e ka bërë tashmë të qartë prej disa kohësh se dëshiron që të përfshihet në dialogun për gazin e Levantit, dhe mbi infrastrukturën që lidh tre kontinentet dhe që kalon përmes ujërave të Mesdheut lindor.

Qiproja Veriore përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm në strategjinë aktuale të Turqisë, pasi Ankaraja është në gjendje të shfrytëzojë idenë e së drejtës së republikës në pjesën veriore të ishullit si një katalizator për interesat turke në rajon.

Advertisement

Por Erdogan donte që ta riafirmonte këtë prani turke, edhe përmes memorandumit të mirëkuptimit turko-libian mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike, përdorimit të flotës turke, apo duke rikonfirmuar vazhdimisht rëndësinë e shelfit kontinental turk.

Problemi kryesor i Turqisë, është se ajo po përjashtohet nga projektet që konsiderohen thelbësore për vendet e rajonit. Dhe linja e saj nuk ndryshon. Përplasja bëhet më se e qartë edhe në nivelin diplomatik. Të dyja vendet janë pjesë e NATO-s, por nën heshtjen e Aleancës, Greqia dhe Turqia po lëvizin në shina të ndryshme dhe me bashkëbisedues të ndryshëm.

Po ashtu Greqia ka treguar edhe me “Eumed9”, se dëshiron të jetë një vend i rajonit, siguria e të cilit garantohet nga NATO dhe BE. Këtë e konfirmon edhe lajmi i raportuar ditët e fundit për forcimin e bazës greke Suda, pikërisht në ishullin e Kretës, në kuadër të fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Ndërsjellë (MDCA)me Shtetet e Bashkuara.

Imazhi i një Greqie të rreshtuar në mënyrë të përkryer me SHBA-në – me të cilën ka marrëveshje për përdorimin e bazave të tjera – është një mesazh të cilën Athina ia dërgon drejtpërdrejt Ankarasë. Dhe në rast se nacionalistët turq e konsiderojnë këtë ndryshim të qasjes së Athinës,si konfirmimin e nevojës për ta konsideruar territorin grek një lloj llogoreje anti-turke në Mesdhe, për Erdoganin ekziston problemi i të mos pasurit luksin për t’u cilësuar si një armik nga Uashingtoni.

Advertisement

Frikë ndaj së cilës udhëheqësi turk përgjigjet duke organizuar një udhëtim në Rusi, ku do të takohet me Vladimir Putinin. Ky takim i shërben dy udhëheqësve në fjalë për të kalibruar strategjinë e tyre të përbashkët, por edhe për t’i dhënë një sinjal Joe Biden mbi rëndësinë e marrëdhënieve turko-ruse.

Lojëra diplomatike këto në nivelin e fuqive të mëdha, që u shtohen atyre në nivel rajonal. Greqia mbështetet në forcën bllokuese të Izraelit, Qipros, Egjiptit dhe Emirateve. Ankaraja po përpiqet që ta çajë boshtin midis Athinës dhe Kajros, dhe për këtë po e përdor Libinë si një bazë por dhe si një levë në negociata:si një “ekran” për interesat në Mesdheun Lindor, por edhe si një mburojë ndaj Afrikës së Veriut dhe përkundrejt Evropës.

Edhe për arsyet e lartpërmendura zhvendosja e Ankrasë drejt Moskës, mund të jenë një sinjal i paralajmërimeve të reja kundër NATO -s. Ashtu si rrjeti diplomatik turk në Ballkan, që po arrin të bëjë për vete Serbinë, vend që dikur konsiderohej një armik i hidhur i Turqisë.

Burime të rezervuara të “InsideOver”, thonë se nga kjo pikëpamje nuk duket se përplasja midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara mbi AUKUS ka pasur ndonjë ndikim real: që të dyja fuqitë duken në të njëjtën linjë në frontin e Egjeut dhe Levantit.

Advertisement

Është i ndryshëm rasti i Italisë, që bashkë me Gjermaninë, duket se dëshiron të mbajë një qëndrim më neutral. Nevoja të ndryshme, të cilat konfirmojnë sesi loja në Mesdhe është një rrezik gjithnjë e më kompleks, në të cilin rreshtimi i palëve nuk duket më aq i qartë, sa mund të vihet re në pamje të parë.

Përktheu: Alket Goce-ABC News

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy