BE gati t’i përgjigjet “Rrugës së mëndafshit”, 300 miliardë euro financim për vendet e varfra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE gati t’i përgjigjet “Rrugës së mëndafshit”, 300 miliardë euro financim për vendet e varfra

Në gjeopolitikë, kur flitet për “Rrugën e mëndafshit”, tashmë nuk i referohesh udhës së vjetër që duke kaluar pothuajse të gjithë vendet e Azisë, mundësoi tregtinë midis Kinës dhe Europës për qindra vjet.

Mrekullia tregtare e lashtësisë tashmë është zëvendësuar si term nga sipërmarrja bashkëkohore e qeverisë kineze, që në 2013 shpalosi një plan madhështor investimesh në infrastrukturë për vendet në zhvillim, kryesisht në Afrikë, por edhe në rajone të tjera, si përshembull Ballkani.

Në fakt, “Rruga e Mëndafshit” e re, zyrtarish “One Belt, One Road” po zgjeron hegjemoninë e Pekinit në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, që tashmë varen ekonomikisht nga vendimmarrja kineze.

Ky fakt duket tashmë i qartë, dhe fuqitë perëndimore po tentojnë t’i përgjigjen, edhe pse me vonesë dhe jo me qartësinë e duhur. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e G7 firmosën një marrëveshje e quajtur Build Back Better World, ambicioze në letër, por që nuk ka parë ende iniciativa konkrete dhe ku fondet e parashikuara, për momentin, nuk shkojnë më shumë se 60 miliardë dollarë.

Advertisement

Ditën e nesërme, Bashkimi Europian tenton të miratojë një iniciativë të përafërt, European Global Gateway (EGG), që krahas rreth 300 miliardë eurove që mendohet të përdoren, do të shfaqë edhe një fytyrë më njerëzore dhe respektuese e të drejtave dhe standardeve sesa ajo kineze.

“Komisioni sqaron se EGG është një instrument që afirmon gjeopolitikën e Bashkimit Europian dhe është projektuar si rivale ndaj sistemeve autoritare”, thuhet në prezantimin e Komisionit.

Por basti i Brukselit, që duhet të rivalizojë Pekinin në ato zona që kanë marrë financimet kineze prej vitesh, rrezikon të jetë i humbur që në fillim.

Shuma e lëvruar nga Kina është shumë më e madhe, rreth 1 trilion dollarë, dhe çdo vit autoritetet e vendit aziatik shpërndajnë në vendet e caktuara rreth 85 miliardë dollarë.

Advertisement

Duke mos pasur filtrat dhe burokracinë e BE-së, Kina mund t’i premtojë vendeve si Sri Lanka, Mozambiku, Kongo por edhe Mali i Zi, ndërtimin e një seri veprash madhështore, që në pak raste kanë ndryshuar ekonominë dhe imazhin e vendit, dhe në shumë të tjerë thjesht i kanë zhytur ata në borxhe.

Si Sri Lanka, që ndërtoi me ato fonde në Kolombo, një nga portet më të mëdha të Azisë, dhe që tani në pamundësi për të shlyer borxhin është shndërruar në aset kinez. E njëjta rrugë do të ndodhë me shumë gjasa, në vendin fqinj të Malit të Zi, ku autostrada Bar-Boljare ka arritur një kosto 1 miliard euro, pothuajse e 1/5 e prodhimit të brendshëm bruto të vendit ballkanik. Podgorica i kërkoi ndihme BE-së për të shlyer borxhin, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy