BE: Testet e shpejta të përdoren më shpesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Testet e shpejta të përdoren më shpesh

Bashkimi Evropian zyrtarisht ka rekomanduar shtetet anëtare të përdorin testet e shpejta në mënyrë që të përballen më mirë  me valën e dytë të pandemisë. Po ashtu, BE kërkon që shtetet të njohin rezultatet e testeve të kryera në vende të tjera evropiane.

“Të kryejnë teste të shpejta të antigjenit, përveç testeve PCR, për të kufizuar përhapjen e virusit, për të zbuluar infeksionet dhe për të kufizuar izolimin ose masat e karantinës”, kërkoi BE. 

Këto teste të antigjenit nuk kërkojnë analiza laboratorike dhe rezultatet e tyre mund të dalin  brenda 10 ose 30 minutash.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy