Berisha dënon vendimin e Ramës dhe u bën thirrje besimtarëve myslimanë: Nesër mbushini sheshet, mos e lini këtë qafir të dalë mbi Zotin e Madhnueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha dënon vendimin e Ramës dhe u bën thirrje besimtarëve myslimanë: Nesër mbushini sheshet, mos e lini këtë qafir të dalë mbi Zotin e Madhnueshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin e besimtarëve muslimanë që të falen në sheshet qendrore të qyteteve të tyre.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai e konsideron këtë një akt prej narkodikatori ateist që vetëm Rama mund ta bëjë.

Më tej, Berisha i bën thirrje besimtarëve të mysliman të mbushin nesër sheshet dhe t’i falen zotit në kuadër të Namazit të Bajramit.

Sakaq, fton krerët të këtij besimi, ta dënojnë qendrimin e Ramës, i cili sipas tij në këto ditë kërkon të dal mbi zotin e madhërishëm.

Advertisement

Postimi i plotë:

Nje akt prej narkodiktatori ateist!

Miq, ne nje akt prej narkodiktatori atesit dhe ne traditen e eterve te tij barbar te urrejtjes se besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me nje fjali ne FB kerkon te ndaloje faljen e Bajramit, festen e besimtareve musliman qe mbyll muajin e madhnueshem te Ramazanit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim diktatorial dhe atesit, ju bej thirrje besimtareve musliman te mbushin neser sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ti luten te Madhit Zot dhe te falin Bajramin.

Advertisement

Ju bej thirrje te gjithe hoxhallareve te vendit, imameve, myftijve te udheheqin me urdher te te Gjithfuqishmit lutjen e besimtareve dhe te mos i tradhetojne ata si dhe te denojne qendrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial te Sulltan Salep Surrelit qe kerkon te dale kete dite te shenjte mbi Zotin e Madhnueshem!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy